Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tërhiqet nga futbolli legjenda spanjolle, Iker Casillas!

Tërhiqet nga futbolli legjenda spanjolle, Iker Casillas!

Ditën e sotme legjenda e futbollit spanjoll, Iker Casillas, njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur, duke "varur këpucët në gozhdë" në moshën 39-vjeçare.
"Gjëja e rëndësishme është rruga që ju merrni dhe njerëzit që ju shoqërojnë, jo destinacioni drejt të cilit ju drejton, sepse ai me punë dhe përpjekje, vjen vetë dhe unë mendoj se mund të them, pa hezitim, se ka qenë shtegu dhe destinacioni i ëndrrave.”, shpjegoi Casillias në një njoftim për shtyp.

Tërhiqet nga futbolli legjenda spanjolle, Iker Casillas!


Ndërsa në njoftimin zyrtar të Real Madridit, thuhet se Casillas, i cili ishte pjesë e klubit që nga mosha nëntë vjeçare, është portieri më i mirë në historinë 118-vjeçare të klubit.

Tërhiqet nga futbolli legjenda spanjolle, Iker Casillas!

Gjatë karrierës së tij 16-vjeçare me Real Madridin, ai regjistroi 725 paraqitje, duke fituar 3 herë Champions League dhe 5 herë La Ligan. Gjithshtu ai fitoi Euro 2008, Euro 2012 dhe Kupën e Botës 2010./R.P/dritare.net