Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tensionet në veri të Kosovës/ Kurti: Po i hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme

Tensionet në veri të Kosovës/ Kurti: Po i hapim rrugë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se ka filluar të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme në veri.

Ai ka përmendur reduktimin prej 25% të Policisë në godinat e komunave veriore.

“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë me 25% në 3 godinat e komunave veriore. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme”, ka shkruar ai në Twitter duke shtuar se Kosova po zbaton me mirëbesim “marrëveshjen me BE-në të arritur në Bratislavë për de-përshkallëzimin”.


Ditë më herët në një takim në Bratisllavë mes kryenegociatorit Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi janë paraqitur disa hapa për shtenisonim të situatës në Kosovë. Në mesin e këtyre hapave është edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore.


Bashkimi Evropian i ka paraqitur tri kërkesa Kosovës dhe Serbisë për të shtensionuar situatën, të cilat ende nuk janë plotësuar. Kosovës i është kërkuar që menjëherë të pezullojë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri dhe që katër kryetarët komunalë përkohësisht të ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative; Serbisë i është kërkuar të sigurojë që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat komunale paralelisht me tërheqjen e Policisë së Kosovës; dhe të dyja shteteve u është kërkuar shpallja e zgjedhjeve të parakohshme lokale, sa më shpejt që të jetë e mundur, në katër komunat në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës në to.


Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave, BE-ja që nga fundi i qershorit po zbaton disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës, por jo edhe ndaj Serbisë. Kryeministri Kurti i ka quajtur këto masa “të padrejta” dhe është shprehur i gatshëm të organizohen zgjedhje të reja në veri, por ato, siç ka thënë ai, duhet të përgatiten që të mos ketë sërish bojkot.
Kryetarët e rinj në komunat veriore u zgjodhën më 23 prill, në votimet që u bojkotuan nga popullata dhe partitë serbe./K.C/dritare.net