Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tensionet në veri të Kosovës, Kurti bisedë telefonike me zv.kryeministrin italian!

Tensionet në veri të Kosovës, Kurti bisedë telefonike me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në twitter ka reaguar në lidhje me situatën e sotme në veri të vendit.

Kurti bën me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës kryeministrin italian, Antonio Tajanin, i cili theksoi se ishte për qetësimin e situatës në veri dhe për zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë.

"Pata një bisedë telefonike me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani sot më herët. Që të dy u pajtuam se koha e tashme thërret për zbatim të Marrëveshjes Bazë dhe situata të jetë e qetësuar", ka shkruar Kurti./A.ZH-dritare.net