Tensione në protestën në Durrës, deputetët e PD dhe protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë në bashki
E Enjte 8 Janar 2026, 18:06
Dritare.net

Banorët e Durrësit janë ngritur në protestë pas përmbytjeve të fundit, duke marshuar drejt Bashkisë së qytetit. Situata është tensionuar, pasi protestuesit, së bashku me deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, po tentojnë të hyjnë me forcë në ambientet e Bashkisë.
Protesta nisi pasditen e kësaj të enjteje, me thirrje si: “Durrësi, skenë e krimit” dhe “Shpallni gjendjen e emergjencës”.
Banorët deklarojnë se përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet lokale dhe shtetërore./K.C/dritare.net