
Tensione në protestë, qytetarët përplasen me Policinë!
E Enjte 4 Gusht 2022, 19:07
Dritare.net
Protesta e mbajtur ditën e sotme pas ngjarjes tragjike të Himarës ku humbi jetën vogëlushja Joana Avdia ka mbledhur në shesh qindra qytetarë.
Tensionet kanë filluar të ngrihen mes protestuesve dhe policisë. Qytetarët e pranishëm në protestë po përpiqen të zhvendosen nga pedonalja Murat Toptani përpara oborrit të Ministrisë së Brendshme. Kjo solli edhe përplasjen e policisë me protestuesit. /M.K/dritare.net

















