
Të rinjtë nuk pyesin për virusin në bregdetin e Shqipërisë, dhjetëra të mbledhur në koncertin e Taynas
E Shtunë 8 Gusht 2020, 22:10
Dritare.net
Tayna është një prej emrave më të suksesshëm aktualisht në tregun e muzikës shqiptare, ndërsa ajo nuk ka ndalur koncertet as në kohë pandemie.
Rep-artistja, gjatë ditës së sotme ka performuar për fansat, të cilët po pushojnë në bregdetin tonë.
Në videot që janë publikuar në rrjete sociale, shihet një numër i madh i qytetarëve që ishin mbledhur për ta dëgjuar atë, pavarësisht pandemisë dhe ndalimit të të gjitha tubimeve publike në vendin tonë./ I.M-Dritare.net

















