Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të rinjtë burim infeksioni/ Thirrja e OBSH: E keni të nevojshme të festoni tani?

Të rinjtë burim infeksioni/ Thirrja e OBSH: E keni të nevojshme

Të rinjtë duhet të shmangin festat për të ndihmuar në parandalimin e shpërthimeve të reja të koronavirusit, thanë zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). Të lodhur nga bllokimet dhe të etur për të shijuar verën, të rinjtë në disa vende po mblidhen grumbull për të festuar, apo bërë pushime në grup. Edhe në Gjenevë, ku ka bazën trupa globale e shëndetit të Kombeve të bashkuara, clube-t u mbyllën javën e kaluar pasi u vu re se gjysma e rasteve të reja po vinin nga ato.

Të rinjtë burim infeksioni/ Thirrja e OBSH: E keni të nevojshme

"Të rinjtë gjithashtu duhet të kuptojnë se edhe ata kanë një përgjegjësi.”, tha shefi i urgjencave të OBSH-së dhe babai i tre fëmijëve, Mike Ryan në një diskutim në internet, informon dritare.net

"Bëjini vetes pyetjen: a më duhet vërtet të shkoj në atë party?", vazhdoi ai.

Ryan tha që të rinjtë shpesh nuk i jepnin të dhënat e tyre ose nuk i zbulonin emrat e shokëve për të gjurmuar kontaktet.

"Është e vështirë, por kjo është e nevojshme për të ndaluar virusin.", tha ai./K.C/dritare.net