
Të luash bixhoz me jetën/ Çfarë janë sigurimet!
Dritare.net
Në intervistën e radhës në Dritare TV ishte e ftuar Irma Xhoxhi, drejtore e përgjithshme eIFIBI - International Financial Institute of Banking and Insurance për të folur për sigurimet.
Zonja Xhoxhi na informoi më tepër se çfarë ishin sigurimet dhe pse ishin kaq të rëndësishme.
"Dua ta nis me çfarë nuk janë sigurimet shoqërore. Sigurimet nuk janë: paguaj kot një kompani sigurimi, për të mos i marrë kurrë ato pagesa apo premtime në rast se ne na ndodhin këto evente fatkeqësisht, apo po i quaj supriza të padëshiruara. Sigurimet nuk janë këto. Ekziston një mekanizëm tjetër që nuk eshtë kredia, që nuk merr kaq shumë kohë dhe nuk ka kaq shumë kosto, dhe ai quhet sigurim. Sigurimi është ky: Unë paguaj sot një prim (një çmim) për të marrë një premtim nga një kompani sigurimi që nëse unë në harkun kohor të një viti do përballem me një surprizë të pakëndshme që e kam nominuar në atë kontratë që kam me kompaninë e sigurimit, unë nuk do kem prekje të financave të mia, por do mbështetem dhe ato shpenzime do më mbulohen nga ky partner. Pra ti merr garancinë, sigurinë psikologjike që unë për një vit, nëse më ndodhin sëmundje të papritura, shpenzimet mjekësore që unë do kem, unë i kam të mbuluara. Këtë bën sigurimi. Unë vërtet kam paguar 100 lekë (hipotetike), dhe në fillim është e konsiderueshme në krahasim me pagën time, por në fakt me këtë unë kam të mbuluar shuma të konsiderueshme. Flasim për 1 milionë, për 2 milionë, 5 apo 10 milionë. Për këtë është sigurimi.
Ajo që ne luajmë është që për një shumë të caktuar, po them 100 lekë hipotetike, unë hedh në bixhoz vlerën e shtëpisë sime. Unë hedh në bixhoz shëndetin tim. Unë hedh në bixhoz vlerën e makinë sime. Në rast se peshorja na bie më mirë që të luajmë bixhoz është ok sepse çdokush bën vendimarrjet e veta. Por ne kemi si qëllim të promovojmë njohuri në këtë fushë, zgjedhja është e qytetarit."”, u shpreh ajo në Dritare TV./M.K/dritare.net

















