
Vaksina/ Presidenti gjerman: Për një botë solidare, jo të gjithë për vete!
Dritare.net
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka ngritur shqetësimin në lidhje me vakinën kundër koronavirusit.
Ai në një thirrje drejtuar ndërkombëtarëve, ka bërë thirrje që të ketë solidaritet dhe askush të mos bëjë nacionalizëm me vaksinat.
“Nëse pas pandemisë nuk duam të jetojmë në një botë, në të cilën zë më shumë vend parimi ‘secili është kundër tjetrit dhe secili për vete’, atëherë kemi nevojë për racionalizmin e mençur të shoqërive dhe qeverive tona.
Presidenti gjerman duke nënkuptuar se shumë shtete nuk mund të blejnë vaksinën, ose vaksina tek ta mund të arrijë më vonë, bëri thirrje që të mbështetet iniciativa ndërkombëtare e vaksinimit, Covax. Kjo iniciativë e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë angazhohet për një shpërndarje të drejtë të mjeteve edhe në vendet e varfra.
Ai vuri në dukje se nuk mund të jetë “secili për vete” pasi sipas tij “Nëse ne dështojmë këtu, si mundemi të ruajmë shpresën, që do të fitojmë edhe luftën kundër ndryshimit kompleks të klimës?”/ I.M-Dritare.net

















