
Të dielën e fundit të marsit, ora 60 minuata para!
E Mërkurë 22 Mars 2023, 16:04
Dritare.net
Të dielën e fundit të muajit mars, përkatësisht në datën 26 të këtij muaji kthehet ora verore, me akrepat e orës që lëvizin 60 minuta përpara. Me këtë ndryshim dita do të nis më herët dhe do të jetë më e gjatë.
Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatoninë dhe për të siguruar pushimin e duhur.
Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit./A.ZH-dritare.net

















