
Tani Google mund t’ju tregojë kush po ju telefonon dhe pse!
Dritare.net
Google ka lançuar një veçori të re të quajtur “Telefonatat e verifikuara”, në aplikacionin “Phone”. Tani Google mund t’ju tregojë identitetin e biznesit, që po ju telefonon. Po kjo nuk është gjëja më e interesante. E bukura është se, mund t’ju tregojë gjithashtu edhe arsyen se përse po ju telefonon, një biznes i caktuar. Pra duke ditur arsyen ju mund të zgjidhni nëse do ta hapni telefonin ose jo.
Por “Thirrjet e Verifikuara” nuk funksionojnë thjesht rastësisht. Para se t’ju telefonojnë, biznesit pjesëmarrës do t'i kërkohet të dërgojë disa detaje në server. Ne po flasim për detaje të tilla si numri i telefonit të biznesit, numri juaj së bashku me arsyen e telefonatës. Me të gjitha këto detaje të mbledhura në serverin e “Thirrjeve të Verifikuara”, Google lehtësisht mund të marrë informacionin kur kërkohet dhe të tregojë rezultatin te përdoruesit në aplikacionin “Phone”. Kështu që, kur biznesi të telefonon, aplikacioni “Phone” do të krahasojë informacionin e thirrjeve hyrëse me të dhënat që Google tashmë ka. Nëse krahasimi rezulton i vërtetë, aplikacioni Google Phone tregon thirrjen si një Thirrje të Verifikuar. Për më tepër, gjithashtu tregon arsyen e thirrjes që biznesi dha më parë./K.C/dritare.net

















