Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tamponi nuk mjafton/ Masa të ashpra në Itali për të pavaksinuarit

Tamponi nuk mjafton/ Masa të ashpra në Itali për të

Vendet evropiane po ashpërsojnë masat e pandemisë. Pas Gjermanisë, Italia njoftoi se të pavaksinuarit do të kenë më tepër kufizime. Për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, kryeministri italian Mario Draghi tha se ata që nuk kanë marrë vaksinën, nuk do të lejohen të marrin pjesë në aktivitetet publike.

Tamponi nuk do të mjaftojë më për të shkuar në kinema, palestra, bare dhe restorante. Askush nuk do të lejohet nëse nuk ka certifikatën e vaksinimit. Detyrimi i pasaportës së vaksinimit do të aplikohet edhe në hotele dhe do t'u kërkohet turistëve. Vaksina u bë me detyrim për ushtrinë, policinë dhe stafit të shkollave. /L.F-dritare.net