Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Takimi i Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, gjesti i shëmtuar ndaj presidentes Osmani!

Takimi i Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, gjesti i

Në Slloveni po mbahet takimi i Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit. Në këtë takim marrin pjesë Presidentët e gjashtë vendeve të rajonit: Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Stevo Pendarovski President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta postoi në instagram një foto nga takimi me homologët.

“Ky takim i rëndësishëm sot i Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për të konsoliduar paqen dhe përshpejtuar integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, shkroi presidenti Meta.

E vetmja presidente pjesëmarrëse është ajo e Kosovës, zonja Vjosa Osmani. Ajo që bie në sy në foton e publikuar nga Meta, është pozicionimi i zonjës Osmani. Ajo është vendosur në rreshtin e dyrë pas presidentit të Shqipërisë, në një pozicion gati të ‘padukshëm’./L.F-dritare.net