Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Takimi i Bashës me qytetarët/Manastirliu: Jam e tmerruar!

Takimi i Bashës me qytetarët/Manastirliu: Jam e tmerruar!

Takimi i kreut të PD-së, me qytetarët në Durrës, ka shkaktuar mjaft reagime. Qytetarët të cilët janë të shumtë në numër, nuk respektojnë rregullat për të shmangur rrezikun e infektimit nga koronavirusi. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ka quajtur një shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie nga ana e kreut të PD-së.

“Si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jam e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh!

Si mund të jepet kjo shfaqje dhe cili lider në botën e sotme jep këtë shembull thjesht për interesin e vet politik?!

Zoti Basha mund t'i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie. Numrat e rritur janë efekt i parashikuar i hapjes. Por kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t'i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse!

U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme dhe zotit Basha të mos i faturojë njerëzve e vendit, koston e papërballueshme të luftës së tij të dëshpëruar për pushtet!”, shkruan Manastirliu./L.F-dritare.net