
Vdekjet nga koronavirusi/ Italia shënon sot ditën më të mirë nga shkurti!
E Hënë 29 Qershor 2020, 18:06
Dritare.net
Që nga data 28 shkurt 2020, Italia ka shënuar sot ditën më të mirë përsa i përket viktimave të shkaktuara nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 6 viktima, ndërsa janë shënuar vetëm 126 raste të reja.
34,744 viktima është numri i përgjithshëm i vdekjeve në shtetin fqinj, ndërsa 240,436 persona kanë rezultuar pozitiv që nga nisja e pandemisë, ndërsa 16,496 janë aktualisht aktivë dhe 189,196 janë shëruar./ I.M-Dritare.net

















