
Vrasjet e 21 Janarit/ Hoxha: Berisha i bëri puç shtetit, pengoi Prokurorinë
Dritare.net
Gazetari Artan Hoxha tha sot në Shqip nga Rudina Xhunga se pjesa që fajëson më shumë ish-kryeministrin Sali Berisha ishte për atë që ndodhi mbas vrasjeve të 21 Janarit. Berisha sipas Hoxhës i bëri puc gjithë shtetit sepse pengoi veprimet e prokurorisë.
“Pjesa që e fajëson më shumë Berishën është ajo që ndodhi mbrapa. Ajo që bëri mbrapa duke i bërë një puç gjithë shtetit, duke penguar veprimet e prokurorisë duke marrë në mbrojtje gjithë strukturat që e ndihmuan atë për të falsifikuar dhe fshehur të vërtetën. Pistoleta e komandantit të Gardës është provuar që i ishte ndryshuar gjilpëra, që nga ajo ditë u fshinë serverat. Mbaj mend batutën e famshme të Berishës, kush ua mbylli sytë e telekronistëve, si ka mundësi që ju nuk e patë kush i vrau protestuesit. Dhe unë kam vazhduar me historinë time. Unë po punoja për të hënën, unë nuk dija gjë deri në 10 të darkës, kujtoja se ishin dhënë pamjet. Unë isha në terren duke parë kush ishin të fortët që erdhën me të majtën dhe kush ishin të fortët që ishin të qeverisë dhe ata ishim mbrapa dhe duhet të shihja dhe veprimet në terren. Dhe në fund ne mësuam që ishin fshirë serverat, ishte fshirë server i gardës libri apo protokolli ku jepen të gjitha urdhrat, gjithë komunikimet regjistrohen aty.”, tha Hoxha./dritare.net

















