
Sula ironi me Berishën: Luan edhe burri edhe muri
Dritare.net
Sali Berisha tha dje se është kundër kryeprokurorit Altin Dumani, i cili dha propozimet e tij gjatë një raportimi për SPAK pranë KLP, për mundësitë e rikandidimit të prokurorëve të Strukturës së Posacme Antikorrupsion
Dash Sula, deputeti i PD që Berisha e ja jashtë listave për këto zgjedhje, thotë se Berisha ka ndryshuar papritur mendim.
“Ja pse SPAK-istet ishin problem ne listen e kandidateve per deputet te PD.
3-Muaj me pare SPAK nuk e kishte arrestuar Erion Veliajn dhe ne ate kohe opozita deklaronte pro mundesise se rikandidimit te prokuroreve te SPAK. Tani ka nje ngjarje madhore ne favor, arrestimi i kryebashkiakut te Tiranes por cuditerisht opozita del kunder.
Çmund te mendosh ne kete situate? Ku fle lepuri?!
SPAK eshte gjeja me e mire qe ka per momentin vendi yne. Ky institucion do duhej ta kishte opoziten, mbeshtetjen me te madhe por fatkeqësisht kjo nuk po ndodh”, shkruan Dash Sula në rrjetet sociale./L.F-dritare.net

















