Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Palnikaj: Turqit vranë 50 mijë burra në Kosovë. Katolikët shisnin fëmijët se nuk paguanin dot taksat!

Palnikaj: Turqit vranë 50 mijë burra në Kosovë.

Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar studiuesi Mark Palnikaj për të folur për masakrat e pushtimit 500 vjeçar turk në vendin tonë.

Palnikaj tregoi se masakra më e madhe ndodhi në Kosovë kur turqit vranë 50 mijë burra. Ai tregoi edhe se taksat e vendosura mbi katolikët që nuk pranonin të ndërronin besimin ishin kaq të mëdha sa ata shpesh shisnin fëmijët ose i jepnin tek osmanët. Studiuesi tregoi se Vatikani krijoi një drejtori të posaçme për të mbrojtur katolicizmin dhe në relacionet e priftërinjve përshkruhej tmerri që kalonin vendasit këtu.

“Masakra më e madhe u bë në Kosovë ku vranë rreth 50 mijë vetë. I kanë masakruar në mënyrë katastrofale. Aty ku turqit shkelnin vrisnin burrat, merrnin gratë robina dhe djemtë e vegjël si jeniçerë. Shqiptarët katolikë nuk kishin para që të paguanin taskat e rënda që u vendosën osmanët dhe jepnin fëmijët, i shisnin për pak para. Kjo është e dhimbshme por është e vërtetë. Vatikani e braktisi këtë zonë dhe mbas 150 vjetësh, në vitin 1622 krijuan në Vatikan një drejtori që u quajt Propaganda për Përhapjen e Fesë që ishte posaçërisht për pjesën turke. Kjo drejtori do merrej me përhapjen dhe mbrojtjen e fesë në Ballkan. Në këtë drejtori vunë një kriter: Bëni një rregullore me 27 pika që ai që do punonte në këtë zonë do e merrte rrogën nga Vatikani. Priftërinjë që dërgoheshin dërgonin relacione ku tregohej qartë mizoria e turqve për t’i islamizuar shqiptarët”, tha ai/M.K/dritare.net