Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Studiuesi Palnikaj: Pas vdekjes së Skënderbeut turqit u hakmorrën mbi Krujën. Ju tregoj masakrat!

Studiuesi Palnikaj: Pas vdekjes së Skënderbeut turqit u hakmorrën

Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar studiuesi Mark Palnikaj për të folur për masakrat e pushtimit 500 vjeçar turk në vendin tonë.

Ai tregoi se turqit ishin teguar shumë barbarë në pushtimin e tyre duke lënë me mijëra të vrarë dhe fshate të djegura kudo që shkelnin. Palnikaj tha se pas vdekjes së Skënderbeut Kruja u dogj dhe u vra çdo njeri. Ai tha se pushtimi nisi nga Kosova, drejt Shkodrës dhe përfundoi në Gjakovë.

"Pas vdekjes së Skënderbeut pati një hakmarrje otomane. Ata pushtuan Krujën dhe sipas dokumentave nuk lanë asnjë njeri të gjallë. Edhe fshatrat përreth thuhet në studime, u kthyen në toka të shkreta. Ikën edhe njerëzit sepse u tmerruan pasi ata vranë çfarë gjetën. Në Shqipëri janë zhdukur të gjitha dokumentat dhe ne na kanë ngelur vetëm disa gjëra të vogla nga ku mund të nxjerrim çfarë ka ndodhur. Kemi ndonjë të dhënë apo dokument të ngelur dhe traditën. Psh Shkëmbin e Vajzave që e dimë që janë hedhur 30 vajza në humnerë për të mos iu dorëzuar turqve. Kjo është fakt, është diçka që dihet. Kemi Kryengritjen e Kelmendit në vitin 1628 ku thuhet se u vranë 4000 vetë. Unë kam gjetur vjet një dokument 510 faqe që e përshktruan me hollësi. Në fillim ata pushtuan Kosovën dhe atje vranë 30 mijë vetë. Më pas në 1479 pushtuan edhe Shkodrën. Me pushtimin e Shkodrës u treguan shumë vandalë, e rrethuan për 6 muaj, u bë pakti i marrëveshjes sepse nuk po dorëzoheshin dhe erdhën venedikasit me varka dhe morën ata që kishin shpëtuar gjallë. Iu kthyen pastaj zonave nga Shkodra drejt Drinit të Bardhë, dhe atje bënë masakra shumë të mëdha, nga Shkodra deri në Gjakovë", tha Palnikaj/M.K/dritare.net