
Studentja me aftësi të kufizuara i kërkon punë, Rama: Do të marrësh atë që meriton me ligj!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një studenteje me aftësi të kufizuara e cila i ka kërkuar punë.
Sidorela tregoi se ndjek studimet për Master Shkencor, Gjuhë frënge, por ishte e interesuar ndërkohë për një vend pune në administratë ndërkohë që vijon edhe studimet.
Rama tha se për kërkesën e saj ka folur me Ministren e Arsimit e cila do ta kontaktojë personalisht për ta integruar në një program të praktikave profesionale.
Edi Rama: Suksese me Masterin. Për kërkesën tënde mendoj se lehtësisht mund të integrohesh në një program të praktikës profesionale. I kam kërkuar Ministres së Arsimit të kontaktojë me ty dhe ajo do ta bëjë këtë. Ndërkohë do të ndihmojmë të marrësh atë që të takon nga ligji për personat me aftësi të veçanta, i cili u jep institucioneve orientimin që 1 në çdo 25 persona në rast se kanë kërkesë, të jetë një person me aftësi të veçanta. Patjetër që je shumë e mirëpritur si gjithë vajzat dhe djemtë që duan të kontribuojnë me meritën e tyre në shërbim të shtetit dhe qytetarëve./ I.M-Dritare.net

















