Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Stomatologu i 313 kthehet në shpërndarës droge, arrestohet!

Stomatologu i 313 kthehet në shpërndarës droge, arrestohet!

Stomatologu i burgut 313 është arrestuar nga shërbimet e policisë, pasi ai është konstatuar se ishte kthyer në një shpërndarës të lëndëve narkotike në burg.

Gjithçka është zbuluar pasi një i burgosur është kapur me lëndë narkotike, sapo kishte dalë nga stomatologu.

"Pas informacioneve të marra, SHKBB ka vlerësuar dhe organizuar punën për kapjen dhe goditjen e një rasti shpërndarjeje të lëndës narkotike në IEVP Jordan Misja, ku si pasojë u bë arrestimi i stomatologut dhe një të paraburgosuri.

I paraburgosuri R.S. rreth orës 11:30 të datës 25.09.2020 është vizituar tek stomatologu i IEVP 313 Jordan Misja, F.B., kabineti i të cilit ndodhet në godinën B të institucionit. Pas vizitës dentare, ura metal-detektor gjatë kthimit të këtij të paraburgosuri ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit fizik në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike rreth 100 gram e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin. Në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-dedektor, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës."-njofton policia./ I.M-Dritare.net