
Stolenberg paralajmëron botën: Nuk do të ketë paqe nëse Rusia fiton!
Dritare.net
“Nëse Rusia fiton, nuk do të ketë paqe”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg teksa foli në një konferencë për shtyp këtë mëngjes, përpara takimit të ministrave të jashtëm në Rumani që do të mbahet javën e ardhshme. Stoltenberg tha se do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe do të rrisë ndihmën, siç raporton Reuters.
“NATO do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne nuk do të tërhiqemi”, u tha ai gazetarëve në Bruksel. “Shumë luftëra përfundojnë në negociata, por ajo që ndodh në tryezën e bisedimeve varet nga ajo që ndodh në fushën e betejës.”
Ai shtoi se nuk do të kishte “paqe të qëndrueshme” nëse Rusia fitonte, dhe gjithashtu tha se Finlanda dhe Suedia duhet të mirëpriten si anëtarë “të plotë” të aleancës./Xh.Xh/dritare.net

















