Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Stërgjyshërit rrëfejnë takimin e fundit me gjyshen që rrëmbeu nipin 3-vjeç!

Stërgjyshërit rrëfejnë takimin e fundit me gjyshen që

Rexhep Sulaj, babai i Bahrije Gjunit, gjyshes që ka rrëmbyer fëmijën 3-vjeç dhe që është në kërkim nga policia ka dhënë detaje, së bashku me Shyqyrie Selajn, nënë e Bahrie Gjunit.

Babai i Bahrije Gjunit shprehet: Është veprim i papjekur, nuk e kemi traditë këtë punë. Në besë është bërë tradhtia. Unë si babë i bëj thirrje vajzës, Bahrijes ta dorëzojë fëmijën. Duhet ta kthejë fëmijën aty ku e ka marrë.

Ndërsa nëna e Bahrie Gjunit, i ka bërë thirrje vajzës që t’ia rikthejë të miturin nuses së saj.

“Vajza ka ardhur këtu ditën e shtunë bashkë me nipin. Bahrija nuk më tha se si është puna. Ndejtëm sa ndejtëm dhe ramë me fjet dhe kur u erdha nga kullotja e bagëtive, Bahrijen këtu nuk e gjeta. Se kush ka ardhur e ka marrë nuk e di. Kur kam ardhur në shtëpi nuk e gjeta. Ne këtu si familje s’kemi dorë. Djali që është në kërkim, Flamuri jeton në Belgjikë, rastisi këtu se erdhi të shohë të atin. Arbeni që është arrestuar jeton këtu me ne, ka tre fëmijë”, tha aja./shqiptarja