
Srebrenica/ Rama dënonte genocidin serb që në 2020: Tragjedi që rëndon shpirtrat tanë edhe sot!
Dritare.net
Pasi rezoluta e propozuar nga Sali Berisha për masakrën në Srebrenicë u rrëzua në Kuvend, ish-kreu i PD dënoi ashpër të gjithë ata që votuan kundër.
Megjithatë duket se diçka e tillë është bërë shumë kohë më parë teksa përveç deklaratës së datës 11 maj nga ambasadori Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB i cili e dënonte ashpër genocidin serb ndaj boshnjakëve, në fakt ka një tjetër qëndrim të të kryeministrit Rama para dy vitesh, në 20 korrik të vitit 2020 lidhur me këtë çështje.
Kryeministri Rama, që në atë përiudhë mbante edhe postin e kreut të OSBE, dënon genocidin dhe nderon viktimat që humbën jetën prej tij. Kryeministri theksonte në 2020 se e tmerron dhe e shqetëson së tepërmi tendenca në rritje për të rishkruar historinë e krimeve që ndodhën në Srebrenicë dhe zonat përreth në verën e vitit 1995.
“Përmasat mizore të këtij gjenocidi janë një tragjedi që rëndon në shpirtrat tanë edhe sot, njëzet e pesë vjet më vonë,” tha ai. “Unë shpreh respektin tim për viktimat që u vranë pa mëshirë dhe ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre që humbën jetën. Rishikimi me dashakeqësi i historisë mund të çojë në përsëritjen e të njëjtave gabimeve dhe krime sërish. Drejtësia kombëtare dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo thekson domosdoshmërinë e vendosjes së drejtësisë. Pandëshkueshmëria nuk është një alternativë. Ne themi përherë se nuk duhet përsëritur kurrë ajo që ndodhi në Srebrenicë, por vetëm pak vite më vonë në Kosovë pati një konflikt shkatërrimtar”.
Gjithashtu Rama shprehet se: Përgjegjësia për krimet u takon autorëve. Por shoqëritë janë po ashtu me faj nëse nuk mbajnë mend dhe nuk marrin mësime nga ajo që ndodhi në Srebrenicë
Kjo deklaratë e Ramës në vitin 2020 dhe ajo e ambasadorit tonë në OKB në 11 maj 2022 janë një dëshmi e qartë e qëndrimit të Shqipërisë ndaj genocidit serb./M.K/dritare.net

















