Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Spitali i ri në Fier/30% e punonjësve do jenë shqiptarë!

Spitali i ri në Fier/30% e punonjësve do jenë shqiptarë!

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot në Fier së bashku me përfaqësues të kompanisë turke, që do të ndërtojë Spitalin e Ri Rajonal. Toka ku do të ndërtohet spitali përfshin 5 hektarë.

“Ne si grup, morëm urdhër nga Presidenti ynë, zoti Rexhep Taip Erdogan javën e kaluar gjatë vizitës së Kryeministrit të nderuar në Turqi, na instruktuan të finalizojmë, duhet të dorëzojmë spitalin pas 3 muajsh, ka një bast të madh mbi këtë gjë, e dimë që është një sfidë e madhe, dhe faleminderit për mbështetjen që na dhanë që nga dita e parë. Ne arritëm dje dhe e ndjejmë mbështetjen e plotë nga ana e qeverisë shqiptare, nga ambasadori ynë gjithashtu, shkëlqesia e tij. Ne do bëjmë më të mirën tonë, erdhëm si skuadër dhe do e lëmë skuadrën këtu. Do fillojmë punën që nesër. Le të kryqëzojmë gishtat, e dimë që është sfidë e madhe por nëse kemi besim do ia dalim dhe ishalla para zgjedhjeve do jemi të nderuar të hapim spitalin”, thanë përfaqësuesit e kompanisë turke. Ndërkohë ata sqaruan se 20-30% e punonjësve të jenë nga forca e punës shqiptare.

“Patjetër që do përdorim edhe forcën e punës shqiptare, ne presim minimum 20-30% e punonjësve të jenë nga forca e punës shqiptare dhe vëllezërit shqiptarë do na mbështesin për këtë. Dhe të gjithë produktet që ne do i gjejmë në Shqipëri, të bëra këtu do preferojmë t’i blejmë këtu, pjesa tjetër do vijë direkt nga Turqia”./L.F-dritare.net