Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Spiropali nuk i jep më kohë Nokës të flasë, tensione në Kuvend!

Spiropali nuk i jep më kohë Nokës të flasë, tensione

Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit gjatë seancës së sotme plenare. Shkak u bë ndërprerja e fjalës ndaj deputetit demokrat Flamur Noka, i cili nuk pranonte të largohej nga foltorja.

Kryeparlamentarja tha se zoti Noka po përdorte fjalë fyese dhe nuk po fliste për procedurën e rendit të ditës. Më tej u afruan dhe deputetët e tjerë të opozitës, teksa Spiropali njoftoi 5 minuta pushim.

Pjesë nga debati:

Spiropali-Nokës: Mos na qani hallin ne! Nuk jemi njësoj. Ju hiqet fjala, nuk mund të fyeni kryetaren e kuvendit

Korreshi: Ne nuk e dimë ça ka ndodhur këtë javë, fjalë korridoresh, na kanë thënë që ju kanë tërhequr veshin./L.F-dritare.net