Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Spiropali: Sulmi mbi Kosovën, dëmton paqen në Ballkan!

Spiropali: Sulmi mbi Kosovën, dëmton paqen në Ballkan!

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka dënuar aktet terroriste të shkatërrimit të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepenc, Kosovë. Përmes një deklaratë zyrtare, Spiropali shprehet:

“Aktet terroriste të shkatërrimit të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepencit, nuk dëmtojnë vetëm shërbimet jetike ndaj qytetarëve të Kosovës, por përpjekjet e popullit dhe institucioneve të Kosovës për siguri, zhvillim, mirëqenie, dialog e paqe, dëmtojnë klimën dhe përpjekjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon.

Frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët e këtyre akteve meritojnë ndëshkimin e merituar.

Jemi pranë institucioneve të Kosovës dhe mbështesim përpjekjet për kthimin e normalitetit, garantimin e qetësisë e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin"./ M.K-dritare.net