
Spiropali, drejtuesja politike e PS-së në Shkodër!
Dritare.net
Drejtuesja e re politike e Shkodrës, Elisa Spiropali është prezantuar ditën e sotme në këtë qark, në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.
Spiropali u shpreh shumë e lumtur që është caktuar në këtë qark nga PS-ja dhe tha se do të punohet me energji.
“E falenderoj kryesinë e PS-së që më sollën në Shkodër dhe është një nder që do të bashkëpunoj me ta. Unë vij shpesh në Shkodër kur isha kryetare e FRESH-it dhe më pëlqen energjia e këtij qarku.
Ne nuk jemi për të imponuar ofertën e PS-së, por për të dhënë kandidaturat më të mira për këtë qark dhe qytetarët të bëjnë zgjedhjen e tyre. Kemi besim që kjo energji dhe kohë e shpenzuar do të vlerësohet nga qytetarët. Ne punojmë për qytetarët dhe jo për partinë’, theksoi Spiropali./M.K/dritare.net

















