
Spartak Ngjela: Rama dhe Basha nuk bashkëpunojnë dot, se pas Bashës është Saliu!
Dritare.net
I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, avokati Spartak Ngjela tha se bashkëpunimi Rama-Basha është i pamundur sepse pas Bashës qëndron ish-kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai theksoi se arsyeja pse e djathta nuk fiton është se nuk ka ditur të bëjë reformë.
"Bashkimi Evropian di sondazhet. Kanë sondazhe të tjera, nuk kanë këto.Në çdo vend kanë sondazhet e tyre. Pastaj janë shërbimet, është CIA shumë e fortë në Shqipëri. Është në monitorim, e ka thënë dhe ambasadorja amerikane. Ajo nuk gënjen. Mos dëgjoni ata që thonë është “blerë ambasadorja”. Blihet politka amerikane? Këta nuk njohin historinë, janë njerëz të vegjël që kanë ardhur kot dhe do të ikin kot", tha Ngjela.
-Basha nuk mund të thuash se është figurë që nuk pëlqehet nga perëndimorët.
"Po sikur atë tia kenë thënë Bashës perëndimorët “Hajde bashkëpunojmë, por tërhiqu nga Meta dhe Berisha”? Pse të vetën e ka Rama këtë? Është politikë e hollë ajo që bëri. Iu tha të gjithëve që ky është me Saliun. Atë e ka prapë në listë, e ka deputet. Unë po flas realisht ku janë dëmet e të djathtës dhe pse fiton e majta. E majta fiton sepse këta nuk ditën të bëjnë reformë. Kanë ca emra të panjohur fare", theksoi avokati./M.M-dritare.net

















