
Spanja ka shpallur një shtetërrethim kombëtar për shkak të rritjes së ndjeshme të rasteve me koronavirus.
Kryeministri Pedro Sánchez tha se shtetrrethimi do të fillojë në orën 23:00 dhe do të vazhdojë deri në 6 të mëngjesit. Kjo masë e re hyn në fuqi të dielën.
Sánchez tha se ai do t’i kërkojë parlamentit të miratojë një zgjatje të rregullave të reja nga 15 ditë në gjashtë muaj.
Spanja deri më tani ka 1,110,372 raste me koronavirus, me 34,752 të vdekur./ I.M-Dritare.net

















