
SPAK njoftim zyrtar për sekuestrimin e telefonit të Ajola Xoxës!
E Premte 6 Dhjetor 2024, 13:01
Dritare.net
Në reagimin zyrtar në lidhje me telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, SPAK thotë se janë ndërmarrë disa veprime hetimore, ndërsa hetimi është ende në faza paraprake.
"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin", thuhet në reagimin e SPAK./L.F-dritare.net

















