SPAK lëshon urdhër arrest edhe për të afërmin e sh-deputetit Arben Ndoka
E Shtunë 18 Maj 2024, 18:06
Dritare.net
Në mesin e urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e 7 grupeve kriminale është edhe emri i Vinçenc Tukut ish drejtor i IVMT në bashkinë Lezhë, vëllai i dhëndrit të Arben Ndokës ish-deputetit të PS-së. Një ditë më parë është arrestuar në Itali, Arian Tuku.
Nga hetimet e SPAK rezulton se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”. Atentati ndaj Alkes Ndrekës, ndodhi pasditen e 1 dhjetorit 2020 në autostradën Lezhë-Laç. Ndreka mbeti i plagosur me një plumb në gjoks.