Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK kërkon të ndahet çështja: Beqaj të gjykohet veç 8 të akuzuarve të tjerë

SPAK kërkon të ndahet çështja: Beqaj të gjykohet

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar sot heqjen e masës së ndalimit për të dalë jashtë vendit që e ka në këtë dosje duke u shprehur me fjalët “Meqë ia hoqe Berishës, ma hiq edhe mua.”. Por gjykata e rrëzoi kërkesën.

Gjatë seancës së sotme tetë të pandehur kërkuan gjykim të shkurtuar.

SPAK-u tha se nëse pranojnë gjykimin e shkurtuar të të gjithëve, atëherë sugjerojnë ndarjen e çështjes, pra ish-ministri Beqaj të gjykohet veçmas nga 8 të akuzuarit e tjerë. Për kërkesat e ndërmjetme si plotësimi i hetimeve dhe të tjerat dhe nëse do pranojë gjykimin e shkurtuar vendimi jepet më 29 dhjetor./K.C/dritare.net