Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun

SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun

Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e çështjes ndaj Pjerin Ndreut, i cili po hetohet nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Etleva Deda është caktuar gjyqare nga shorti elektronik, e cila pasi të caktojë datën e seancës, do marrë në shqyrtim kërkesën e organit të akuzës për pushimin ose jo të çështjes.

Ndreu u kallëzua nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo. Aksi rrugor është në varësi të ARRSH-së dhe Bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime, tha PD-ja në denoncim aso kohe.

Partia Denokratike e akuzoi Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Në hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe janë marrë më tenderin për ndërtimin e rrugës./K.C/dritare.net