Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për

Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti këtë të mërkurë konkluzionet përfundimtare për 11 të pandehurit në çështjen e ndarë nga dosja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vetëm për Elman Abulen u kërkua dënim me burg efektiv prej 4 vjet e 8 muajsh për pastrim parash, ndërsa për shumicën e të pandehurve të tjerë u kërkuan gjoba, pezullim dënimi ose shërbim prove.

Mes tyre, për ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka u kërkua gjobë përfundimtare prej 400 mijë lekësh, ndërsa për biznesmenin Fatmir Bektashi u kërkua dënim me 8 muaj burg, me pezullim dhe konvertim në punë në interes publik.

SPAK dorëzoi gjithashtu një raport prej 537 faqesh me konkluzionet përfundimtare. Gjykata rrëzoi kërkesën e Abules për transferimin e çështjes në një gjykatë të juridiksionit të përgjithshëm. Seanca e radhës është caktuar më 15 qershor, kur mbrojtja do të paraqesë konkluzionet e saj. Ndërkohë, Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe 19 të pandehur të tjerë do të gjykohen veçmas me procedurë të zakonshme./K.C/dritare.net