Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot vendoset fati i vulës për PD-në zyrtare!

Sot vendoset fati i vulës për PD-në zyrtare!

Sot në Gjykatën e Apelit, Tiranë do të mbahet seanca për vulën e Partisë Demokratike. Seanca do të nisë në orën 10:00 ku do të marrë fund beteja mes demokratëve të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, se kush do të ketë të drejtë ligjore për të udhëhequr partinë.

Kërkesa e palëve do të shqyrtohet nga trupi gjykues: relatore Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro. Sot pritet të vendosë se cilit grup do t’i japë vulën dhe logon, gati 6 muaj pasi Gjykata e Lartë i kërkoi të vendosë përfundimisht për këtë çështje.

Kujtojmë se prej gati dy vitesh, Rithemelimi dhe PD-ja zyrtare kanë nisur betejën ligjore për vulën e partisë opozitare më të madhe në vend, ku Sali Berisha kërkon që të legjitimohet si kryetar dhe përjashtimin e Bashës./M.K-dritare.net