Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Sot Sulltan Novruzi, receta e byrekut me lekë, me 12 lakra!

Sot Sulltan Novruzi, receta e byrekut me lekë, me 12 lakra!

Sot në të gjithë vendin festohet Sulltan Novruzi. Novruz në gjuhën persiane do të thotë ditë e re. Receta tradicionale e kësaj feste është byreku me lekë.

E veçanta e këtij byreku është përbërja me 12 lakra me prodhime të tokës : Hithra ,spinaq ,presh, qepë ,një kokërr fasule, një kokërr misër, një gjethe sallatë, dhe lakra të tjera që plotësojnë numrin 12. E rëndësishme është që patjetër duhet të përdoren lakrat e ndryshme të pranverës.

Byreku bëhet me dy petë. Në një tepsi shtrohet peta e butë, e bërë vetë në shtëpi. Më pas shtohet spinaqi me të gjitha lakrat. Sipas dëshirës mund t’i hidhet edhe pak djathë.

Sot Sulltan Novruzi, receta e byrekut me lekë, me 12 lakra!

Në një cep të byrekut, në mes të spinaqit, vendoset një monedhë. Më pas shtrohet peta e sipërme. Piqet në temperaturën 250 gradë për gjysmë ore. E rëndësishme është që furra të jetë e nxehtë para. Më pas byreku pritet në aq copa, sa anëtarë ka familja. Pasi tepsia të rrotullohet tre herë, secili zgjedh nga një pjesë.

Sot Sulltan Novruzi, receta e byrekut me lekë, me 12 lakra!

Atij që i qëllon leku, do të ketë më shumë fat këtë vit. Ndërsa kujt i qëllon fasulja, apo misri, gojëdhënat thonë se këtë vit, do të punojnë shumë!/L.F-dritare.net