Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot protesta e Berishës para Kryeministrisë! Çfarë është paralajmëruar!

Sot protesta e Berishës para Kryeministrisë! Çfarë

Ditën e sotme në orën 20:00, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë kundër qeverisë. Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë para Kryeministrisë duke theksuar:

“Ftoj të gjitha forcat politike opozitare nesër në shesh, në qoftë se jeni për zgjedhje të lira! Të bashkohemi në diversitet. Të dalim në shesh për t’i thënë mafies shqiptare dhe ndërkombëtare se ky vend nuk është koloni, por vend i pavarur dhe sovran. Është dita e vërtetë e shqiptarëve.

Është dita në të cilën qytetarët e këtij vendi do të ngrihen me forcën e bashkimit të tyre dhe do të çelin dyert e përmbysjes të këtij regjimi armiqësor. Regjimi që po zbraz Shqipërinë sa asnjë luftë, sa asnjë fatkeqësi natyrore, sa asnjë epidemi dhe asnjë pushtim në të gjitha kohërat.

Ndaj dhe unë sot thirrjen time do ta nis duke iu drejtuar çdo të reje dhe të riu shqiptar, Shqipëria iu thërret në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Mos harroni se Shqipëria iu fton ju në një nga momentet më kritike të ekzistencës së saj”./M.K-dritare.net