
Sot pritet të merret vendimi. Erion Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO!
E Mërkurë 12 Mars 2025, 12:12
Dritare.net
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u paraqit sot sërish para Apelit të Posaçëm.
Seanca nis në 12:30, pasi një ditë më parë u shty pasi mbrojtja e Veliajt kërkoi kohë të njihej me provat e reja që dorëzuan dy prokurorët e posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani.
Dy avokatët Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie për Veliajn kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat. Ndërkohë, edhe sot Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë, ku pritet edhe të flasë para gjyqtarit Engert Pëllumbi.
Do jetë ky i fundit që do të vendosë nëse Veliaj do të lirohet ose jo nga qelia, ndërsa njihet edhe si gjyqtari që dënoi ish-ministrin socialist Saimir Tahiri./L.F-dritare.net

















