Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot më pak se 40 raste me Covid-19, ja si është situata në spitale!

Sot më pak se 40 raste me Covid-19, ja si është situata në

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit, pas 1,762 testimesh kanë dalë me virus vetëm 38 persona. Humbën jetën nga virusi dy persona, të moshave 83 dhe 90 vjeç. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol./K.C/dritare.net