
Sot mbyllet fushata e PS në Tiranë, Rama: T'i tregojmë forcën e karakterit gjithë Shqipërisë!
Dritare.net
Partia Socialiste siç e ka bërë traditë gjatë fushatave të fundit, sot mbyll fushatën për kryeqytetin. Fushata do të mbyllet sot ora 18:00 tek sheshin “Skëndërbej”. Rama shkruan në facebook se çdo trokitje e tyre për numrin 12-të që ka PS në fletën e votimit është në derën e së ardhmes.
“Faleminderit patronazhistëve tanë dhe forca, derë më derë, çdo trokitje e juaja për 12-ën e pavarësisë, 12-ën e lindjes së Partisë Socialiste, 12-ën e yjeve të flamurit të Europës, 12-ën e aritmetikës korrekte (4x3=12) është një trokitje në derën e të ardhmes) Asnjë frikë, asnjë ngurrim, asnjë luhatje prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen, ngjitjen e Shqipërisë në majën ku Zoti i deshi shqiptarët kur e bekoi këtë vend të vogël me dy dete, plot lumenj e liqene, maja me dëborë e fusha me diell gjatë krejt vitit. Përpara me të gjithë forcën e dashurisë për gjyshet e gjyshërit, prindërit e fëmijët dhe për këtë vend ku duhet të lemë gjurmën e krenarisë sonë për emrin shqiptar. Shihemi sonte, në orën 6, tek sheshi i Skënderbeut, këtu në Tiranë dhe jo shi, po gurë të bien nga qielli, t'i tregojmë mbarë Shqipërisë forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë.”, shkruan Rama në facebook./K.C/dritare.net

















