
Sot gjyqi për Erion Veliajn, ja ora kur kryebashkiaku do të dalë para togave të zeza!
E Mërkurë 12 Shkurt 2025, 08:08
Dritare.net
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të dalë mëngjesin e sotëm para togave të zeza, ku Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zhvillojë seancën për vleftësimin e masës së sigurisë për Veliajn, i cili mesditën e së hënës u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Seanca do të mbahet në orën 08:30, ndërsa kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK.
Agjentët e BKH-së zbarkuan mesditën e së hënës në zyrat e Bashkisë Tiranë ku ekzekutuan masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun./E.P-dritare.net

















