Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot fillon Ramazani, ja kalendari i agjërimit!

Sot fillon Ramazani, ja kalendari i agjërimit!

Muaji i shenjtë i Ramazanit, këtë vit ka nisur në një kohë aspakt të zakontë. Të gjithë xhamitë janë të mbyllura për shkak të situatës së Covid-19, për këtë arsye besimtarët myslimanë do t’i kryejnë ritet në shtëpi.

Sot fillon Ramazani, ja kalendari i agjërimit!

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje.

Muaji zgjat 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumta të hartuara në hadithe. Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e islamit dhe zgjat nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Sot fillon Ramazani, ja kalendari i agjërimit!

Ky muaj konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit. Myslimani e agjëron këtë muaj sepse është urdhër i Zotit dhe këtë vetëm për të fituar kënaqësinë e tij. Gjithsesi në këtë adhurim, si në çdo adhurim tjetër, ka një sërë urtësish e dobish shpirtërore, psikologjike,sociologjike, shëndetësore etj. Më poshtë keni kalendarin e agjërimit!

Sot fillon Ramazani, ja kalendari i agjërimit!

Dritare.net ju uron agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarëve myslimanë./E.B-dritare.net