
Sot 5 humbje jete, në spitale 20 persona në gjendje më të rënduar!
Dritare.net
Sot janë kryer 3074 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 508 qytetarë, në këto bashki: 240 qytetarë në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamzë, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnje, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë, Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.
Janë 6,682 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 60- 78 vjeç dhe 1 qytetar nga Delvina 75 vjeç. Janë shëruar 693 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,702 që nga fillimi i epidemisë./L.F-dritare.net

















