Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot 106 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit!

Sot 106 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit!

Sot bëhen 106 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit, i cili i dha Shqipërisë pavarësinë dhe ngriti flamurin në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Ismail Qemali lindi në Vlorë në vitin 1844, ku ndoqi dhe shkollën fillore. Më pas vazhdoi shkollën e mesme në Zosime në Janinë, ku mësoi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht. Ismail Qemali ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare në vitin 1919.

Në vitin 1860, në moshë shumë të re, vetëm kur ishte 16 vjeç, për shkak të gjuhëve që zotëronte, filloi të punonte në Zyrën e Përkthimeve të Portës së Lartë, në Stamboll.

Ismail Qemali cilësohet si babai i kombit, duke qenë se ka kryer aktin më historik në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Shpalli Shqipërinë shtet të pavarur duke i kërkuar fuqive ndërkombëtare ta njihnin këtë vendim.

Ismail Qemali u martua dy herë dhe në të dy rastet me shtetase greke. Nga martesa e dytë pati 9 fëmijë, tre vajza dhe gjashtë djem./E.P-dritare.net