
Soreca : E kuptoj zhgënjimin e shqiptarëve për vàksinat e BE, por është proces i vështirë!
Dritare.net
Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në Tiranë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, është shprehur në lidhje me kritikat e kryeministrit Rama ndaj unionit, për mungesë solidariteti ndaj Ballkanit për procesin e vaksinimit.
“Më duhet ta pranoj se u habitëm nga deklarata e dhënë nga kryeministri në fillim të vitit, veçanërisht pasi solidariteti i Bashkimit Evropian nuk ka qenë kurrë aq i dukshëm sa në vitin 2020. Pas disa ditësh kemi përvjetorin e parë të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019, kur Bashkimi Evropian mblodhi aq shumë aktorë për të vënë në dispozicion të Shqipërisë më shumë se 1 miliardë euro dhe menjëherë 115 milionë euro nga Komisioni Evropian, që tani, pas një viti, po japin rezultate konkrete në terren, në fushat e kulturës dhe arsimit.
Më pas, vjen ndihma e Bashkimit Evropian gjatë pandemisë së Còvìd-19. Të gjithë e kanë parë sasinë e pajisjeve mjekësore. Unë vetë kam bërë shtatë dhurime pajisjesh, që u kanë mundësuar shqiptarëve ta përballojnë këtë periudhë. Pastaj Plani Ekonomik dhe i Investimeve, me 9 miliardë euro për tre vitet e ardhshme. Në çastin kur nisi vàksinimi, ndryshe nga partnerët e tjerë, Bashkimi Evropian nuk e mbylli derën për ndihmën me vàksinimin, përkundrazi, vuri menjëherë në dispozicion 70 milionë euro që janë të disponueshme për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, që do të marrë një sasi të rëndësishme të kësaj kuote, për t’u siguruar që Shtetet tona Anëtare që dëshirojnë ta bëjnë këtë mund t’i përdornin këto para për t’ia dhuruar apo rishitur vàksinèn, Shqipërisë.
Unë e kuptoj zhgënjimin, por ky është një proces jashtëzakonisht i ndërlikuar. Zhvillimi i një plani vàksinimi i ka angazhuar gjithë shtetet e botës, si dhe Shtetet Anëtare, dhe kjo ka rezultuar shumë e vështirë. Ne po shohim se situata e Còvìd-19, në Europë është ende shumë e vështirë dhe numri i vaksinave që janë të disponueshme, është ndoshta më i vogël nga sa shpresonim. Ka një pengesë për prodhimin e vàksinès. Pavarësisht kësaj, jemi gati t’i japim ndihmë Shqipërisë. Shqipëria nisi vàksinimi, dhe ne jemi gati t’i japim ndihmën tonë Shqipërisë.
Unë jam takuar me ministren e Shëndetësisë, do të takoj edhe ambasadorët e Shteteve Anëtare, për të punuar të gjithë së bashku, për t’u siguruar që javët e ardhshme të ketë më shumë vaksina të disponueshme për qytetarët shqiptarë. Por duhet të kuptojmë se Shqipëria duhet të përgatisë një plan vàksinimi për t’i mundësuar BE-së të ndërhyjë, por edhe Covax-it, më vonë gjatë vitit, që të vazhdojë vàksinimin. Ky nuk është një moment i vetëm, plani i vàksinimit, do të kërkojë muaj, me qëllim që të mbulojë gjithë komunitetin këtu. Kështu që Bashkimi Evropian është këtu, siç ka qenë pranë shqiptarëve gjatë gjithë kohës”, ka thënë Soreca./M.M-dritare.net.

















