
Ndërron jetë nga Covid-19 regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj
E Diel 28 Shkurt 2021, 00:12
Dritare.net

Kujtim Gjonaj, skenaristi, regjisori i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producenti dhe botuesi shqiptar u nda sot nga jeta në moshën 74-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19 pasi ndodhej i shtruar prej disa ditësh në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”. /S.F.-dritare.net

















