Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Skandali në Spanjë/ A bleu qeveria teste false për koronavirusin ?

Skandali në Spanjë/ A bleu qeveria teste false për koronavirusin

Në Spanjë numri i të vdekurve ka shkuar më shumë se 4000 ndërsa të infektuar me koronavirus janë rreth 52 000 persona.

Por, hije të forta skandali kanë përfshirë qeverinë atje.

Është media e njohur “El Pais” që në një shkrim të ditës së enjte, shkruante se testet e shpejta për koronavirusin, kanë rezultuar të prishura, dhe miëjra të tilla janë përdorur tek qytetarët, dhe këto teste i kanë nxjerrë ata negativë edhe pse mund të kenë qenë të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë atje, ka siguruar se nuk ka blerë testet e shpejta të dëmtuara direkt nga Kina, por përmes një furnizuesi kombëtar, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur, shkruan Dritare.net sipas “El Pais”

Ministria e drejtuar nga Salvador Illa ka dhënë informacion këtë të enjte, në lidhje me testet që nuk po funksionojnë.

Shëndetësia deklaroi në një njoftim për shtyp se testet e shpejta, origjinale tanimë janë blerë, dhe janë në përdorim nga mjekët, por e ka pranaur se janë përdorur teste false./ I.M-Dritare.net