 
		                       Situatë e tensionuar në Kosovë, veteranët e UÇK mblidhen urgjentisht
		                        	E Premte  25 Shtator 2020, 13:01
		                            
		   	    			Dritare.net

Një aksion i papritur i misionit ndërkombëtar EULEX, në Kosovë ka çuar në arrestimin e kreut të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.
Gucati është arrestuar pas një urdhër arresti nga Prokuroria Speciale e Hagës, dhe pritet të dërgohet sot në Hagë.
Nisur nga ky arrestim, situata është tensionuar në Kosovë, ndërsa veteranët e UÇK-së, kanë paralajmëruar një mbledhje urgjente në orën 15:00 sot, ku pritet edhe të marrin vendimin se cilat do të jenë veprimet e kësaj organizate në ditët në vijim./ I.M-Dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       