Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Simpsons parashikuan veshjen e Kamala Harris në ceremoninë e betimit!

Simpsons parashikuan veshjen e Kamala Harris në ceremoninë e betimit!

Ngjashmëria e çuditshme në përurimin e Joe Biden, me një episod të Simpsons që u transmetua në vitin 2000, hedhin pretendimet edhe një herë se ky serial ka parashikuar të ardhmen. Pas ceremonisë së betimit, u vu re se veshja e zëvendëspresidentes Kamala Harris, është e ngjashme me Lisa Simpson në episodin Bart to the Future.

Simpsons parashikuan veshjen e Kamala Harris në ceremoninë e betimit!

Në episodin, i cili u transmetua më shumë se dy dekada më parë, Lisa bëhet presidentja e parë femër e SHBA, e cila merr detyrën nga Donal Trump. Veshja e Lisës në atë është thuajse e njëjtë me atë të Kamala Harris. Lisa kishte veshur një xhaketë ngjyrë vjollcë dhe perla.

Simpsons parashikuan veshjen e Kamala Harris në ceremoninë e betimit!

Në inaugurimin e së mërkurës, Harris kishte veshur një xhaketë ngjyrë vjollcë dhe perla. Nuk dihet nëse Harris kishte përzgjedhur këtë veshje, apo nëse ishte me të vërtetë një rastësi tjetër e çuditshme./L.F-dritare.net